AKT në “Tourism Travel Show Albania 2025”

Agjencia Kombëtare e Turizmit ishte pjesë dhe partner kryesor mbështetës i Edicionit të Tretë të Panairit “Tourism Travel Show Albania 2025”, që u zhvillua në 12-13 shkurt në Tiranë.

Mbështetja e AKT në panair erdhi përmes pranisë së saj me stendën qëndrore, si pika kryesore e referimit për çdo tur-operator apo visitor.

“Për të promovuar destinacionet tona duhet të jemi sa më shumë inovativ dhe kreativ në një treg gjithnjë e më shumë konkurues”, u shpreh Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Znj.Zana Cela në flalën e mbajtur në ceremoninë e hapjes së Panairit “Tourism Travel Show Albania 2025”.
“Panairet mbeten një nga mënyrat konvencionale të promovimit me impakt më të qëndrueshëm. Ndërsa kanalet e marketingut digjital janë bërë gjithnjë e më të njohura, ndërveprimi njerëzor dhe fuqia e angazhimit ballë për ballë mbeten unike”, tha Znj. Çela.

Për dy ditë rradhazi Panairi u shndërrua në vendin e përfshirjes dhe bashkëpunimit midis operatorëve turistikë, bizneseve dhe institucioneve të ndryshme.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Znj.Zana Çela priti në takim Drejtoreshën e Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit të Maqedonisë së Veriut Znj.Biljana Stefanoska.

Njëherësh AKT dha kontribut të vyer në përmbajtje përmes organizimit të 4 paleleve, ku u dha ekspertizë për tema aktuale të sektorit të turizmit:

  • Roli i Teknologjisë në Formësimin e Turizmit të Qëndrueshëm dhe të Diversifikuar;
  • Menaxhimi i Qëndrueshëm i Destinacioneve: Sfida dhe Zgjidhje për Rajonin e Ballkanit;
  • Turizmi i Drejtuar nga Komuniteti: Fuqizimi i Lokaleve për një të Ardhme të Qëndrueshme;
  • Produkte Inovative Turistike: Diversifikimi si Strategji për Rritje Ekonomike.

Një takim u mbajt me përfaqësues të “Unionit të Turizmit të Kosovës”, dhe të biznesit, me qëllim adresimin e problematikave të evidentuara gjatë sezonit 2024, në pararojë të sezonit turistik 2025.

Ky panair bëri bashkë profesionistë të industrisë së turizmit, 85 ekspozues nga Shqipëria dhe rajoni, si dhe 40 blerës ndërkombëtarë.

 

Shpërndaje në: