Sot, në faqen e parë të britanikes Daily Mail, prezantohet Riviera Shqiptare me bukuritë magjepsëse, plazhet e kaltra, shërbimet dinjitoze dhe çmimet e arsyeshme.
Pas një udhëtimi mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, gazetarja Jo Kessel rrëfen në shkrimin e saj vizitën në qytetin antik të Durrësit, ku përshkruan përjetimin magjik prej Amfiteatrit, Torës Veneciane dhe shërbimeve dinjitoze të @premiumbeach.hotel në Golem.
Vlorën e përshkruan si një qytet të gjallë, ku veçon bukurinë e Lungomares dhe referon resortin @marinabayresort_casino si një vend ideal për të pushuar. Në rrëfimin e saj nuk mungon mahnitja nga Parku Arkeologjik i Butrintit dhe standardi mikpritës i resortit @bougainvillebay në Sarandë.
Kurioziteti i saj ndalet te ishujt magjepsës të Ksamilit, ku rrëfen pikërisht pse Ksamili ndryshe quhet Maldivet e Europës dhe sugjeron @poda_boutique_hotel_ksamil për të provuar kulinarinë e pasur të zonës përballë ujërave të kaltër dhe të pastër.
Në vizitën e saj në Dhërmi, gazetarja britanike përshkruan me vlera të larta arkitekturore resortin @zoe.hora , ku shprehet se ky model zhvillimi paraqet një infrastrukturë të përkryer ku ndërthuret tradita me modernizmin.
Dhe me të drejtë shprehet Jo Kessel , Riviera Shqiptare është një destinacion i preferuar i yjeve të botës si Dua Lipa dhe jo vetëm.