Konkursi i Modës shqiptare “Muza Competition” rikthehet me edicionin e tij të tretë, që do të ketë si arenë të sfilatës Piramidën e Tiranës. Muza ashtu siç ka emrin ky konkurs, frymëzon rijetësimin e elementëve të etnografisë shqiptare në fushën e fashion – dizajnit bashkëkohor.
Elementet etnografikë, arti dhe moda shkrihen mes tyre në një konkurs të vetëm ku “Muza” nxit tek të rinjtë pasionantë potencialin krijues.
Kushdo që është i apasionuar pas modës le ta shijojë këtë festë më 20 Qershor te Piramida, e cila do të shndërrohet në pasaralën e modës, ku do të parakalojnë koleksionet më të bukura të punuara me dorë, një format konkursi dhe spektakli që kontribuon në turizmin rajonal dhe motivimin e të rinjve për të krijuar dhe promovuar punën e dorës.
“Muza Competition” është një nismë e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, e cila do të sjellë në Tiranë të rinj të talentuar dhe profesionistë të cilët do të përcjellin me krijimet e tyre, shijet dhe stilin shqiptar në fushën e modës.
Muzën e gjeni edhe në Aplikacionin TEA- udhërrëfyesi digjital i Shqipërisë turistike, ku bashkë me eventet gjeni edhe çdo shërbim tjetër pranë tyre.