“Thethi, parajsa mes Alpesh”

Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në zemër të Alpeve Shqipëtare, në zonën e Bjeshkëve të Namuna, me një sipërfaqe 2.630 ha. Peizazhi madhështor i këtij parku zbukurohet nga përroi i kristaltë i Thethit, ku rritet trofta e mermertë, katarakti magjepës i Grunasit etj. Parku shquhet për mbulesën e tij të dendur drunore ku mbizotërojnë ahishtat, disa prej të cilëve janë 200-vjeçare. Lloji tjetër i mbulesës drunore përbëhet nga panja, frasheri, shkoza dhe rrobulli. Ka shumllojshmëri lulesh ku vlen për t’u përmendur “ Wulfenia e Baldachit”, e cila është bimë endemike e zbuluar nga botanisti italinan Baldachi. Kjo lloj luleje gjendet vetëm ne parkun e Thethit. Për tu përmendur është fakti se Parku i Thethit ështe zona e vetme në Shqipëri ku strehohet rreqebulli i cili është specie në rrallim. Parku ofron akomodim në strukturat e tipit të haneve. Mundësi të shumta për një gamë të gjerë aktivitetesh si ngjitje malore, biçikleta sportive, speleologji (turizmi i shpellave), peshkim sportiv, sportet dimerore në shpatet natyrore me dëborë etj.

Rajoni i Thethit përbën zemrën e Alpeve shqiptare. Ndodhet në Alpet perëndimore të Shqipërsie, në një distance prej 70 km larg nga qyteti i Shkodrës. Njihet për vlerat e tij klimaterike dhe atë të biodiversitetit. Thethi është shpallur Park Kombëtar, gjithashtu është pjesë e projetit të përbashkët të “Parkut të Paqes” që përfshin rajonin ndërkufitar të “Bjeshkëve të Namuna” midis tre shteve, Shqipërise, Kosovës dhe Malit te Zi.

Fauna e parkut përbëhet nga 50 lloje shpendësh, 10 lloje rreptilesh  dhe 8 lloje amfibësh. Parku  i Thethit  mbetet habitati më i rëndësishëm në vendin tonë. Këtu gjenden edhe lloje te ndryshme qukapikesh, shqiponja e artë, salamandra alpine si dhe një shumllojshmëri fluturash shumëngjyreshe.
Ndër objektet më interesante për t’u vizituar nga ana e turisteve në Theth janë Ujevara e Grunasit e cila ka një lartësi prej 25–30 metrash. Pranë saj gjendet shpella e “ Birreve me rrathe” galeritë e së cilës gjenden forma të ndryshme si stalagtite, stalagmite, vello muresh etj. Shpelle tjetër është ajo e Arapit. Mjaft tërheqëse janë burimet e ujrave të Okolit, nga ku borojne ujrat e përroit të Thethit.

Parku kombetar i Thethit shquhet për rreshjet e dendura të dëbores, të cilat zgjasin normalisht 150 ditë në vit. Mund të themi se për afro 6 muaj kjo zone mbetet e bllokuar nga dëbora e cila zë Qafen e Terthores 2.000 metra mbi nivelin e detit e cila lidh Bogen në Gropën e Thethit.
Në Theth  do gjeni ndërtesat të tipit alpin me çati te pjerreta të ndërtuara me plloça guri. Ketu gjendet edhe “kulla e  ngujimit” element ky epik i jetesës shqiptare ku gjatë periudhës së gjakmarrjes strehohej gjakësi. Kjo kullë është sot monument kulture.
Kushina tradicionale e Thethit përbëhet nga “ferliku” (mish i pjekur), gatimi i troftës së përroit të Thethit, si dhe nën produktet e qumeshtit.

Zbuloni Shqipërinë 📍

#VisitAlbania✈️
#AlbaniaGoYourOwnWay
#SmileAlbania😀🇦🇱
#Theth💚💙

Shpërndaje në: