test

Vlora, qyteti buzë Adriatikut dhe Jonit

Vlora, the City by the Adriatic and Ionian Seas

Qyteti i Vlorës është një nga qytetet më të bukur të Shqipërisë, ku ndërthuren bashkë kaltërsia e detit, bukuritë e natyrës me shpatet malore e shkëmbore të bregdetit të thyer të jugut të vendit.

E konsideruar si perlë e turizmit shqiptar, Vlora shtrihet buzë detit Adriatik dhe detit Jon, në jugperëndim të Shqipërisë, rreth 135 km larg Tiranës. Ajo kufizohet në veri me Fierin, në lindje me Mallakastrën dhe Tepelenën, ndërsa në jug me Sarandën dhe Gjirokastrën. Në lashtësi Vlora njihej me emrin Aulona, dhe përmendet nga shumë udhëtarë dhe kronikanë të huaj, si një nga qytetet – skelë kryesore të Ilirisë së Jugut, që lulëzoi pas rënies së Apollonisë dhe Orikut. Rëndësia e Vlorës u rrit edhe më tej teksa në këtë qytet u shpall Pavarësia e Shqipërisë, nga Perandoria osmane, më 1912.

Ndër atraksionet më të vizituara brenda qytetit janë Kompleksi historik Muzeal i Pavarësisë; tarraca detare e Teqesë së Kuzum Babait, e vendosur në një kodër mbi qytet, xhamia e Muradies, pranë bulevardit Vlorë -Skelë, në zonën arkeologjike pranë Sheshit të Flamurit; rruga e Hebrejve, etj.

Laguna e Nartës përfaqëson një nga lagunat më të mëdha e më të rëndësishme të Shqipërisë, e cila ndodhet në skajin jugor të Ultësirës bregdetare. Kjo lagunë bashkë me ishullin e Zvërnecit dhe Pyllin e Sodës gjenden pak kilometra larg qytetit të Vlorës, në pjesën veriperëndimore të tij dhe krijojnë një ansambël natyror mbresëlënës dhe unik. Këtu ndodhet Triporti një bukuri natyrore e paeksploruar nga vizitorët.

Interes të veçantë për vizitorët shfaq Manastiri i Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit, tek i cili mund të shkohet përmes një ure të ngushtë druri; Kalaja e Kaninës, në pjesën Juglindore të qytetit, nga e cila kundrohet gjiri i Vlorës, fusha bregdetare dhe lugina e poshtme e Shushicës. 

Brigjet e Vlorës janë kartolina magjepsëse e fillimit të rivierës shqiptare, që nis me zbritjen e Qafës së Llogarasë thikë mbi det dhe vijon me panoramën e magjishme të vijës së thyer të rivierës joniane, e cila krijon gjire, ishuj, gadishuj dhe plazhe të shumtë, njëri më përrallor se tjetri.

Disa nga destinacionet më të bukura të Vlorës, thesare të rivierës shqiptare janë: Gadishulli i Karaburunit, më i madhi në Shqipëri; ishulli i Sazanit; Parku antik i Orikut, Parku Arkeologjik i Amantias si dhe fshtarat e bukur bregdetarë e shpellat e pazbuluara buzë detit Jon, kalaja e Porto Palermos në Himarë.

Vlora është qyteti i dytë më i madh portual pas Durrësit, një qendër e rëndësishme tregtare dhe detare në Shqipëri.

Vlora është rrethi ku alternohen midis tyre të gjitha format e relievit, si ai i ulët fushor, kodrinor dhe malor. Dy nga vlerat e trashëgimisë kulturore që mbart rajoni i Vlorës janë edhe Polifonia Labe, e vlerësuar si pasuri e UNESCO -s, apo këngët qytetare vlonjate. Vlora për vlerat e shumta që mbart dhe falë vendndodhjes gjeografike vizitohet nga turistët gjatë gjithë vitit, duke ofruar disa lloje turizmi si atë kulturor, historik, malor, sportie, bregdetar, etj.

Vitet e fundit, Vlora ka patur një zhvillim të madh në aspektin turistik, pasi bukuritë e natyrës së saj zbulohen dita ditës teksa zhvillohen edhe hoteleritë, e restorantet e shumta pranë atraksioneve të larmishme dhe plazheve të bukura.

Vlora si destinacion për pushimet tuaja është zgjedhje inteligjente, pasi magjia e këtij qyteti të kaltër ta bën të vështirë kthimin në përditshmëri.

Për më shumë  vizitoni:

Bashkia Vlorë

The city of Vlora is one of the most beautiful cities in Albania, where the blue of the sea intertwines with the natural beauties of rocky coastlines along the southern part of the country.

Regarded as a pearl of Albanian tourism, Vlora is situated along the Adriatic and Ionian Seas, in the southwestern part of Albania, approximately 135 km from Tirana. It is bordered to the north by Fier, to the east by Mallakastër and Tepelenë, and to the south by Sarandë and Gjirokastër. In ancient times, Vlora was known as Aulona, mentioned by many foreign travelers and chroniclers as one of the main ports of Southern Illyria, flourishing after the decline of Apollonia and Orik. Vlora’s importance further increased when it became the place where the Independence of Albania was declared from the Ottoman Empire in 1912.

Among the most visited attractions within the city are the Historic Museum Complex of Independence; the seaside terrace of Teqe of Kuzum Baba, located on a hill overlooking the city; the Muradie Mosque, near the Vlorë-Skelë Boulevard, in the archaeological area near Flag Square; the Street of Jews, etc.

The Narta Lagoon represents one of the largest and most important lagoons in Albania, located in the northwestern part of Vlora, creating a stunning and unique natural ensemble. Here lies Triport, a natural beauty yet to be explored by visitors.

The Saint Mary Monastery on Zvërnec Island, accessible via a narrow wooden bridge; the Kaninë Castle, southeast of the city, offering views of Vlora Bay, the coastal plain, and the lower Shushica Valley, are of special interest to visitors.

The shores of Vlora are mesmerizing postcards marking the beginning of the Albanian Riviera, starting with the steep descent of Llogara Pass, right above the sea, and continuing with the magical panorama of the jagged Ionian Riviera, creating bays, islets, capes, and numerous beaches, each more enchanting than the last.

Some of the most beautiful destinations in Vlora, treasures of the Albanian Riviera, include: the Karaburun Peninsula, the largest in Albania; Sazan Island; the ancient Park of Oricum, the Archaeological Park of Amantia, as well as beautiful coastal villages and undiscovered caves along the Ionian Sea, the Porto Palermo Castle in Himarë.

Vlora is the second largest port city after Durrës, an important commercial and maritime center in Albania.

Vlora is a district where all forms of relief alternate, including low plains, hills, and mountains. Two of the region’s cultural heritage values include the Iso-polyphony of Labëria, recognized as a UNESCO heritage, and Vlora’s urban songs. Due to its geographical location and the numerous values it carries, Vlora is visited by tourists throughout the year, offering various types of tourism such as cultural, historical, mountain, sports, coastal, etc.

In recent years, Vlora has seen significant development in tourism, as the beauty of its nature is discovered day by day, while hotels and numerous restaurants develop near its various attractions and beautiful beaches.

Choosing Vlora as a destination for your vacation is a smart choice, as the magic of this blue city makes it hard to return to everyday life.

For more information, visit:

VLORA MUNICIPALITY

Shpërndaje
Shperndaje:
WEB agency Albania