test

Riviera shqiptare – Parajsa e kaltër e plazheve mbi detin Jon

The Albanian Riviera – The Blue Paradise of the Beaches above the Ionian Sea

Riviera shqiptare është zona bregdetare e Shqipërisë, e cila fillon në dalje të qytetit të Vlorës dhe vijon përgjatë bregdetit të thyer të detit Jon, nga Parku Kombëtar i Llogarisë nëpër panoramën frymëmbajtëse të rrugëve gjarpëruese të fshtarave turistike nën shpatet e maleve dhe kodrinave të jugut të Shqipërisë. 

Kur nisesh përdrejt Jonit nga Qafa e Llogarasë, 1057 metra mbi nivelin e detit, të shfaqet para syve bukuria befasuese e Rivierës shqiptare, me fshatrat bregdetarë me bukuri ikonike mesdhetare si Palasa, Ilias, Vunoi, Jala, Dhërmi, Himara, Qeparoi, Borshi, Piqerasi, Buneci, Shën Vasili, Lukova dhe më pas Saranda, Ishulli i Tongos dhe ishujt e Ksamilit, për të mos lënë pas Gadishullin e Karaburunit dhe Sazanin. Fshatrat e bukur dhe mikpritës të rivierës u ndërtuan gjatë shekujve midis maleve dhe detit, aty ku vizitorët mund të gjejnë një shtëpi të përkohshme për të shijuar ujërat e mrekullueshme dhe pamjet madhështore të detit Jon.

Nëpër peizazhet e bukura të rivierës krijohen gjire magjepsës, plazhe shkëmbore, intime, me bukuri të spikatur mesdhetare, ujëra të kaltra e të kristalta, të cilat zbukurohen nga kodrinat e mbuluara me bimësi të larmishme.

Vija bregdetare e Jonit është e njohur për ujërat e thella dhe brigjet e saj janë prej shumë vitesh destinacioni kryesor veror i të rinjve dhe adhuruesve të notit e sporteve detare.

Riviera është një destinacion i rëndësishëm i ekoturizmit dhe turizmit elitar në Shqipëri.

Disa nga plazhet dhe gjiret më ikonike të Shqipërisë janë plazhi i Gjipesë, Gramës, Gjiri i Shën Andreut, Gjiri i Inglizit, plazhi i Akuariumit, plazhi i Bunecit, Krorëzës, Kakomesë, e mjaft të tjerë.

Brigjeve të rivierës shqiptare gjen bashkë me plazhet përrallore edhe kala të lashta e objekte kulti tejet të spikatura, të ngritura nëpër qafa malesh e kodrinash. Gjithashtu edhe biodiversiteti dhe fauna nënujore e shpellat unike zbukurojnë brigjet joniane, ku nuk mungojnë pemët e ullirit dhe brezat me portokaj e limonë, tipike brigjeve të Detit Mesdhe.

Riviera shqiptare është ndër destinacionet më të çmuara turistike të Shqipërisë, vendi i plot 300 ditëve me diell, ku parajsa e natyrës të rrëmben për ta dashuruar përgjithnjë.

The Albanian Riviera is the coastal zone of Albania, which starts at the exit of the city of Vlorë and stretches along the broken coastline of the Ionian Sea, from Llogara National Park through the breathtaking panorama of the serpentine roads of the tourist villages under the slopes of the mountains and hills of southern Albania.

When you start towards the Ionian from Llogara Pass, 1057 meters above sea level, the surprising beauty of the Albanian Riviera unfolds before your eyes, with coastal villages boasting iconic Mediterranean beauty such as Palasa, Ilias, Vuno, Jala, Dhërmi, Himara, Qeparo, Borsh, Piqeras, Bunec, Saint Vasil, Lukova, and then Saranda, Tongo Island, and the islands of Ksamil, not forgetting the Karaburun Peninsula and Sazan. The beautiful and hospitable villages of the riviera were built over the centuries between the mountains and the sea, where visitors can find a temporary home to enjoy the wonderful waters and magnificent views of the Ionian Sea.

The beautiful landscapes of the riviera create enchanting bays, intimate rocky beaches with distinct Mediterranean beauty, clear blue waters, adorned by hills covered with diverse vegetation.

The Ionian coastline is known for its deep waters, and its shores have been a primary summer destination for young people and lovers of swimming and water sports for many years.

The Riviera is an important destination for ecotourism and elite tourism in Albania.

Some of the most iconic beaches and bays in Albania include Gjipe Beach, Grama, Saint Andrew’s Bay, Englishman’s Bay, Aquarium Beach, Bunec Beach, Krorëza, Kakome, and many others.

Along the shores of the Albanian Riviera, you will find not only enchanting beaches but also ANCIENT CASTLES and highly prominent religious structures, built upon mountain passes and hills. Additionally, the biodiversity and underwater fauna, along with unique caves, beautify the Ionian shores, which are also adorned with olive trees and belts of oranges and lemons, typical of Mediterranean shores.

The Albanian Riviera is among the most prized tourist destinations in Albania, a land of 300 sunny days, where nature’s paradise captivates you to fall in love with it forever.

Shpërndaje
Shperndaje: