Njoftim për aplikime në panairet ndërkombëtare ITB Asia, WTM London dhe TT Warsaw

Agjencia Kombëtare e Turizmit do të marrë pjesë në panairet ndërkombëtare të turizmit:

  • ITB Asia : 16-18 Tetor në Marina Bay Sands në Singapor;
  • WTM London :  4 -6 Nëntor në Londër;
  • TT Warsaw : 21-23 Nëntor 2019 në Varshavë;

Aplikimi do të bëhet në portalin e-albania, më poshtë mund të gjeni edhe linkun ku mund të aplikoni për pjesëmarrje në këto panaire:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9852

Afati i aplikimeve në panaire do të jetë 5 (pesë) ditë pune nga momenti i shpalljes. Në përfundim të afatit 5 (pesë) ditor, portali e-Albania nuk do të pranojë aplikime të reja, por do të rihapet për panairet e radhës.

ITB Asia ka këto data aplikimi: 08 – 12 Korrik;

WTM London ka këto data aplikimi: 15 – 19 Korrik;

TT Warsaw ka këto data aplikimi: 22 – 26 Korrik;

Shpërndaje në: