Takime të rëndësishme në stendën e Shqipërisë në Panairin e Berlinit

Gjatë Panairit të Berlinit, ITB Berlin 2023 në stendën e Shqipërisë u zhvilluan takime të rëndësishme të Kryeministrit Edi Rama me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit Zurab Pololikashvili, Kryetaren e Bashkisë së Berlinit Franziska Giffey, Drejtorin e Përgjjtshëm të Messe Berlin Dirk Hoffmann, Koordinatorin e Qeverisë për Ekonominë e Bregdetit dhe Turizmit.

Gjithashtu kreu i qeverisë dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro zhvilluan një takim me përfaqësues të operatorëve dhe agjencive të njohura turistike në Gjermani, si dhe botues e drejtues të revistave prestigjoze për turizmin, në një diskutim mbi perspektivën e Shqipërisë, në kuadrin e zhvillimit turistik rajonal, si dhe rolin bashkëpunues të Gjermanisë në këtë drejtim, përmes investimeve në këtë sektor si edhe promovimit në tregun gjerman të potencialeve të jashtëzakonshme turistike të Shqipërisë.

Në këto takime mori pjesë edhe stafi i MTM-së dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit, i kryesuar nga Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së, Zana Çela.

Shpërndaje në: