test

Gjirokastra, Magjia e një qyteti në gur

Gjirokastra: The Magic of a Stone City

Gjirokastra të magjeps me rrugicat e pjerrëta gati përrallore, ku çdo ndërtesë e ka të shkruar në gur historinë e vet. E vendosur në Shqipërinë Jugore, Gjirokastra shtrihet në shpatet e pjerrëta të luginës së lumit Drino, në një pozicion mbisundues dhe një peizazh të pasur me histori.

Ky është “qyteti i një mijë shkallëve”, që përfshin qindra shtëpi – kullë të tipit otoman me çatitë e gurta, ballkonet e drunjta dhe muret e gurta, herë – herë të zbardhura me gëlqere. Me kalanë madhështore mbi një kodër të thepisur, Gjirokastra është qyteti magjik me një të shkuar të trazuar, që prej vitit 2005, është pjesë e pasurisë botërore të UNESCO-s.

Origjina e qytetit nis me kalanë e Gjirokastrës, e ndërtuar në shekullin IV pas Krishtit. Kalaja, e njohur si kalaja e Argjirosë është struktura më e rëndësishme e qytetit, dhe më e madhja në Shqipëri. Qyteti u quajt Argyrokastro në vitin 1336. Ai arriti kulmin e lulëzimit gjatë viteve 1800-1830, kur u ndërtuan shtëpitë karakteristike monumentale.

Në brendësi të kalasë mund të vizitoni Muzeun e Armëve, i hapur në vitin 1971. Aty gjenden të ekspozuara armë të ndryshme, që datojnë nga kohërat parahistorike deri në Luftën e Dytë Botërore. Në këtë kala zhvillohet prej shumë vitesh Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës.

Lagjja e Pazarit dhe Lagjja Hazmurat ishin dy lagjet e para të qytetit. Karakteristika kryesore e Gjirokastrës është përdorimi intensiv i gurit në ndërtimin e shtëpive, që ngjajnë si kala të vogla, rrugët me kalldrëm, që të gjitha të çojnë në Pazar. Këtu mund të vizitoni edhe Xhaminë e Pazarit, e ndërtuar në vitin 1557. Zona historike është ajo pjesë e qytetit që tërheq më së shumti turistët. Në zbritje drejt “Sheshit të Çerçizit”, aty ku si me thikë ndahet e shkuara me të tashmen, udhëtimi drejt pasurive të pazbuluara të Gjirokastrës fillon nga rruga më e bukur e qytetit, ku motivet e qilimta të kalldrëmit nuk mund t’i shpëtojnë syrit të turistëve dhe përjetësimit në aparatet fotografikë.

Disa nga atraksionet në Qafën e Pazarit janë Sokaku i të Marrëve, shtëpia e rindërtuar e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, shtëpia e Zekatëve, e mbështetur në shpatin malor, shtëpia e Skëndulatëve.

Në Gjirokastër mund të vizitoni edhe destinacione të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Parku arkeologjik i Antigonesë ndodhet pranë fshatit Saraqinisht në zonën e Lunxhërisë, në lindje të Gjirokastrës. Ky park është 14 km larg Gjirokastrës dhe është themeluar nga mbreti Pirro i Epirit në vitin 295 p.e.s. Në parkun arkeologjik Antigone ka shumë atraksione për t’u vizituar si: mozaiku, kolonat, shëtitorja, një peshore antike, muret rrethuese etj.

Në fshatin Labova e Kryqit, pranë qytetit të vogël të Libohovës, mund të vizitoni një nga kishat më të vjetra dhe më të bukura bizantine në Shqipëri, kushtuar Shën Mërisë. Kisha është ndërtuar në një stil të ngjashëm me Kishën e Shën Sofisë në Stamboll dhe mbetet një ndër atraksionet më të veçanta të qytetit të Gjirokastrës.

Përgjate turit tuaj në Gjirokastër mund të vizitoni edhe teatrin antik të Hadrianapolisit, i cili ndodhet pranë fshatit Sofratikë, rreth 14 km larg Gjirokastrës, përgjatë autostradës Gjirokastër – Kakavijë. Ky teatër daton që prej shekullit të II p.e.s dhe përfaqëson një prej atraksioneve më interesante arkeologjike.

Për të gjithë të apasionuarit e natyrës dhe sporteve të aventurës një mundësi shumë e mirë për t’u qetësuar pranë natyrës është Fusha e Çajupit, e cila shtrihet në zonën e Lunxherisë dhe është e rrethuar nga burime me ujë të ftohtë dhe pemë shumëngjyrëshe. Kjo zonë me potencial për zhvillimin e turizmit malor është ideale për hiking, shëtitje me kalë, meditim etj.

Qyteti i Gjirokastrës njihet edhe për artin e gatimit, ku mund të përmendim gatime të veçanta si pasha qofte, shapkat, oshaf me fiq të thatë (ëmbëlsirë me qumësht deleje, sheqer dhe fiq të thatë).

Për më shumë vizitoni:

Bashkia Gjirokastër

Gjirokastra, a city steeped in nearly fairy-tale charm, captivates with its steep, stone-paved streets where each building etches its own history in stone. Nestled in Southern Albania, Gjirokastra sprawls across the steep slopes of the Drino River valley, in a dominating position with a landscape rich in history.

Known as the “city of a thousand steps,” Gjirokastra encompasses hundreds of Ottoman-style tower houses with stone roofs, wooden balconies, and stone walls, sometimes whitewashed with lime. With its majestic castle perched on a steep hill, Gjirokastra is a magical city with a turbulent past, inscribed as a UNESCO World Heritage Site since 2005.

The city’s origins trace back to the Gjirokastra Castle, built in the 4th century AD. Known as the Castle of Argjiro, it is the city’s most significant structure and the largest in Albania. The city was named Argyrokastro in 1336. It reached its peak of prosperity between 1800-1830, during which the characteristic monumental houses were built.

Inside the castle, you can visit the Arms Museum, opened in 1971, displaying various weapons from prehistoric times to World War II. The castle has been hosting the National Folklore Festival of Gjirokastra for many years.

The Pazar Quarter and the Hazmurat Quarter were the first two quarters of the city. Gjirokastra’s main characteristic is the intensive use of stone in building houses that resemble small castles, the cobblestone streets, all leading to the Pazar. Here, you can also visit the Pazar Mosque, built in 1557. The historical area is the part of the city that attracts most tourists. As you descend towards “Çerçiz Square,” where the past and present sharply divide, your journey towards Gjirokastra’s undiscovered riches begins on the city’s most beautiful street, where the cobblestone motifs cannot escape the tourists’ eyes and cameras.

Some attractions in Pazar Quarter include Sokaku i të Marrëve, the reconstructed house of the great Albanian writer Ismail Kadare, the house of Zekatëve, perched on the mountain slope, and the house of Skëndulatëve.

In Gjirokastra, you can also visit cultural and natural heritage destinations.

The Antigonea Archaeological Park is located near Saraqinisht village in the Lunxhëria area, east of Gjirokastra. This park, 14 km from Gjirokastra, was founded by King Pyrrhus of Epirus in 295 BC. At Antigonea, attractions include mosaics, columns, walkways, an ancient weighbridge, surrounding walls, etc.

In the village of Labova e Kryqit, near the small city of Libohova, you can visit one of the oldest and most beautiful Byzantine churches in Albania, dedicated to Saint Mary. The church, built in a style similar to Saint Sophia in Istanbul, remains one of Gjirokastra’s most unique attractions.

During your tour in Gjirokastra, you can also visit the ancient theater of Hadrianopolis, located near the village of Sofratike, about 14 km from Gjirokastra along the Gjirokastra-Kakavija highway. This theater, dating back to the 2nd century BC, is one of the most interesting archaeological attractions.

For nature and adventure sports enthusiasts, Çajupi Field offers a great opportunity to relax in nature. Located in the Lunxheri area, surrounded by cold water springs and multicolored trees, this area with potential for mountain tourism development is ideal for hiking, horseback riding, meditation, etc.

Gjirokastra is also known for its culinary art, featuring unique dishes such as pasha qofte, shapkat, and oshaf with dried figs (a dessert made with sheep’s milk, sugar, and dried figs).

For more information, visit:

MUNICIPALITY OF GJIROKASTRA

Shpërndaje
Shperndaje: