FTESË PËR NEGOCIATЁ PËR: AGJENCITË E SPECIALIZUARA/ORGANET E MEDIAVE VIZIVE PRODHIMIN DHE TRANSMETIMIN E VIDEOVE PROMOVUESE (SPOTE) NË KUADËR TË PROMOVIMIT TË AGROTURIZMIT DHE KULINARISË

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka parashikuar të realizojë procedurën me objekt “PRODHIMIN DHE TRANSMETIMIN I VIDEOVE PROMOVUESE (SPOTE) NË KUADËR TË PROMOVIMIT TË AGROTURIZMIT DHE KULINARISË”.

Në mbështetje të nenit 7 pika 1/b, të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, të VKM-së Nr.1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve ose reklamave për transmetim nga operatorët radioteleviziv ose botim në median e shkruar dhe për kontratat, për kohën e transmetimit, nga organet e administratës shtetërore” dhe VKM-së Nr.298, datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit”, Agjencia Kombëtare e Turizmit ka planifikuar të zhvillojë procedurën me objekt “Prodhimin dhe transmetimin i videove promovuese (SPOTE) në kuadër të promovimit të agroturizmit dhe kulinarisë”.

 

OBJEKTI

“Prodhimin dhe transmetimin i videove promovuese (SPOTE) në kuadër të promovimit të agroturizmit dhe kulinarisë”. 

Periudha e realizimit: 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.

Fondi limit i përcaktuar: fondi limit i procedurës është në vlerën  9,166,600 (nëntë milion e njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind) lekë pa Tvsh.

Afati përfundimtar për paraqitjen e konfirmimeve nga media e shkruar/agjencia e specializuar është më datë 05/12/2022, ora 11:00.

Konfirmimet për vazhdimin e negociatave: Konfirmimet duhet të vijnë të gjitha të mbyllura në zarf jo transparent, në një ditë të vetme, të firmosura dhe vulosura në emrin dhe adresën e subjektit dhe me shënimin: Mos e hapni, me përjashtim të rasteve kur është i pranishëm komisioni i vlerësimit të ofertave dhe jo përpara datës 05/12/2022, ora 11:00.

Në rast të kundërt ato do të refuzohen dhe do të kthehen të pahapura.

Rrjedhimisht jeni të lutur të paraqisni pranë Autoritetit tonë kontraktor:

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor

Emri: Agjencia Kombëtare e Turizmit

Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pallati Shallvaret A/12, Tiranë

Adresa e Internetit: ëëë.akt.gov.al

Në emër të Komisionit për ndjekjen e procedurave me objekt “Prodhimin dhe transmetimin i videove promovuese (SPOTE) në kuadër të promovimit të agroturizmit dhe kulinarisë”.

Gjuha për hartimin e ofertave është: Shqip

 

  1. TERMAT E REFERENCËS

Qëllimi i kësaj fushate është:  promovimi i potencialeve cilësore turistike të agroturizmit dhe kulinarisë, të diversifikuar në produkte dhe ofertë gjithëvjetore, me synimin e vendosjes së tyre në pika turistike me interes të shtuar rajonal dhe ndërkombëtar, me qëllimin final për të përthithur turistë të rinj, për të zgjatur qëndrimin e tyre dhe për të ndikuar ekonomikisht jo vetëm në zonë por në të gjithë vendin.

Përshkrimi:

“Prodhimin dhe transmetimin i videove promovuese (SPOTE) në kuadër të promovimit të agroturizmit dhe kulinarisë”.

Videot promovuese duhet të përmbajë në fokus të përgjithshëm Turizmin Shqiptar.

Spotet duhet të realizohen në përputhje me standardet dhe teknikat më të avancuara të filmimeve të kësaj natyre dhe duhet të jetë i përshtatshëm për formatin e transmetimit Full HD.

Shërbimet që kërkohen të realizohen:

  1. Prodhimi në total i 5 (pesë) videove promovuese të cilat duhet të jenë në formate si për transmetim televiziv dhe për shpërndarje në rrjetet sociale. Videot duhet të përmbajnë pamje nga zonat e identifikuara, duke përfshirë peisazhe, objekte, njerëz, aktivitete të agroturizmit, kulinarisë, karakteristikat e tyre etj.

Karakteristikat:

  • Gjatësia mesatarisht 30 – 60 sekonda,
  • Cilësia full HD,
  • Kualiteti 4K,
  • Voice over professional

–     Transmetimi i 2 (dy) spoteve në 2 televizione kombëtare për një periudhë nga 5-15 ditë, kohëzgjatja e spotit jo më shumë se 30 sekonda. Totali i transmetimeve jo më pak se 200 herë në total.

–     Tre (3) prej videove të tjera promovuese, duhet të jenë të përshtatshme për tu shpërndarë në media sociale. Ofertuesi duhet të planifikojë një shpërndarje në rrjete sociale për të arritur minimumi 100,000 klikime për 1 (një) video, për një periudhë nga 5-15 ditë.

Për realizimin e videove të mësipërme kërkohet paraprakisht:

 

  • Analiza dhe vlerësimi i zonave me potencial zhvillimi i agroturizmit dhe turizmit të kulinarisë, mbështetur në të dhëna ekzistuese (sekondare), si dhe hulumtime me të thelluara të informacionit publik në dispozicion.

 

Operatori ekonomik duhet të realizojë shërbimet e përcaktuara më lart në funksion të objektit “Prodhimin dhe transmetimin i videove promovuese (SPOTE) në kuadër të promovimit të agroturizmit dhe kulinarisë”.

Operatori duhet të dorëzojë në Agjencisë Kombëtare të Turizmit, materialet e përgatitura në hard copy në dy kopje dhe  një kopje në CD në format të editueshëm.

  • Identifikimi dhe përzgjedhja e zonave që do të promovohen (p.sh. zona të njohura-vizituara, zona malore, rurale dhe urbane).

 

Operatori duhet të paraqesë një material i cili të përbajë një përshkrim të zonave të propozuara të cilat do të promovohen, ku në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit do të bëhet përzgjedhja e zonave që do të promovohen. Materialet e përgatitura të shërbimit duhet të jenë në hard copy në dy kopje dhe  një kopje në CD në format të editueshëm.

 

Spotet duhet të realizohen në përputhje me standardet dhe teknikat më të avancuara të filmimeve me kualitet 4K dhe Full HD.

Pamjet që do të regjistrohen gjatë periudhës së xhirimeve duhet të jenë eksluzive.

Efektet audio dhe efektet muzikore në përmbajtje të materialit përdundimtar duhet të jenë të trajtuar posacerisht për Spotin Tv dhe të zotërojnë të gjitha të drejtat e rezervuara të përdorimit të pakufizuar si në aspektin gjeografik ashtu edhe në aspektin kohor.

Spotet duhet të përmbajë sloganin kryesor, logon zyrtare të turizmit shqiptar dhe ëebsite zyrtar të turizmit Albania.al.

OE duhet të sigurojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për realizimin e Spotit TV, transportin, stafin, lejet e xhirimit në secilat prej pikave turistike të vendit.

Materialet e spotit TV duhet të dorëzohen në Formatin HD

Materialet e përshtatura për transmetim duhet të dorëzohen në format VIDEO HD1080, Format MP4 kopje në DVD/USB.

 

  1. INFORMACION DHE KËRKESA SPECIFIKE NË LIDHJE ME OPERATORIN EKONOMIK
  2.  KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT

Dokumentacion ligjor që duhet paraqitur si kriter kualifikues:

  1. Ofertuesi duhet të deklarojë se:
  2. a) është i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit të vendit ku ushtron aktivitetin, ose sipas legjislacionit tё posaçëm nё rastin e një organizate jofitimprurëse, ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit, dhe ka statusin aktiv;
  3. b) nuk është në proces falimentimi (status aktiv);
  4. c) nuk është dënuar për ndonjë vepër penale, në përputhje me nenin 76/1 të LPP-së;

ç) personi (personat) që veprojnë si anëtar i organit administrativ, drejtori ose mbikëqyrësi, aksioneri ose ortaku, ose që ka fuqi përfaqësuese, vendimmarrëse ose kontrolluese brenda Operatorit Ekonomik, nuk është i dënuar ose nuk ka qenë i dënuar nga një vendimi i gjykatës i formës së prerë për çdo vepër penale, të përcaktuar në nenin 76/1 të LPP-së;

  1. d) nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në lidhje me veprimtarinë profesionale;
  2. dh) nuk ka pagesa të pashlyera të taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, ose ndodhet në një prej kushteve të parashikuara në nenin 76/2 të LPP-së;
  3. e) ka paguar energjinë elektrike dhe plotëson kërkesat që burojnë nga legjislacioni në fuqi. Ky informacion kërkohet për Operatorët Ekonomikë, të cilët operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  4. f) nuk është në kushtet e konfliktit të interesit, sipas legjislacionit në fuqi;
  5. g) ka paraqitur një Ofertë të pavarur, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi;
  6. h) kryen aktivitetin në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

Nëse gjuha e përdorur në procedurë është gjuha shqipe, atëherë dokumentet e gjuhës së huaj duhet të shoqërohen nga një përkthim i noterizuar në shqip.

Në çdo rast, autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga Operatori Ekonomik sa më sipër.

  1. Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.

 

  1. Kapaciteti teknik:

 

  1. Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatori ekonomik ofertues duhet të paraqesë kopje të certifikuar të bilancit për periudhën e vitit 2021, të deklaruara pranë autoriteteve përkatëse tatimore.

 

  1. Operatori ekonomik ofertues duhet të ketë realizuar gjatë tri viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit, kontrata të ngjashme në një vlerë jo më pak se 40% të fondit limit që prokurohet.

Kjo do të vërtetohet me dokumentet e mëposhtme:

  • Për kontrata me një ent publik, kërkohen vërtetime të lëshuara nga ky i fundit, për përmbushjen me sukses të kontratës, ku të shënohen vlera, afati i përfundimit të kontratës ose/dhe fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.
  • Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen vetëm fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.
    1. Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike, me të cilën merr përsipër se ka kapacitetet e nevojshme për të konceptuar, realizuar dhe siguruar transmetimin e spoteve.

 

  1. Personeli Kryesor

 

Operatori Ekonomik duhet të disponojë personelin kryesor të nevojshëm për të zbatuar objektin e procedurës, dhe të paraqesë kontratat e shërbimit/bashkëpunimit ose kontratat individuale të punës, CV-të e tyre sipas kategorive të përcaktuara më poshtë:

 

  • 1 (një) Ekspert Turizmi
  • 1 (një) Regjizor
  • 1 (një) Skenarist
  • 1 (një) Operator

 

 

  • Formularin e Ofertës Ekonomike sipas Shtojcës 1.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre të lëshuara jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e hapjes së tenderit. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Afati i realizimit të shërbimit do të jetë sipas kërkesave të autoritetit kontraktor duke filluar nga nënshkrimi i kontratës dhe sipas specifikimeve teknike ne Ftesën për Ofertë.

Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.

Përzgjedhja e ofertave do të bëhet sipas pikës nr. 7 dhe 12, të VKM nr.1195 datë 05.08.2008.

 

  1. KRITERET E VLERËSIMIT
  • dokumentacioni ligjor i paraqitur
  • eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik
  • çmimi më i ulët, i ofruar nga organi i masmedias

Vlerësohet me 30 pikë dokumentacioni ligjor i paraqitur

Vlerësohet me 20 pikë eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik

Vlerësohet me 50 pikë çmimi i ofruar nga organi i masmedias/agjencia e specializuar.

 

Oferta ekonomike do të jetë e paraqitur në lekë, pa TVSH.

Ofertuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin e hapjes së ofertave, përfaqësuesit apo personat me autorizim.

Ofertat duhet të jenë të mbyllura në zarf, të vulosura dhe do të dorëzohen nga përfaqësuesit e shoqërive zyrtarisht pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zyra e Protokollit, para orës së përcaktuar.

Komisioni nuk do të pranojë asnjë ofertë e cila do të dorëzohet përtej afatit të përcaktuar dhe jo në përputhje me kërkesat e mësipërme.

Këtë ftesë për negociata do të publikohet në faqen e internetit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, në adresën: www.akt.gov.al

Jemi në pritje të konfirmimit tuaj për negocim.

 

Shtojca 1.

FORMULARI I OFERTËS

Data:

Për: [Operatori Ekonomik shënon emrin e Autoritetit/Entit Kontraktor]

Emri i ofertuesit dhe NIPT-i: [Operatori Ekonomik shënon emrin e ofertuesit dhe NIPT-in]

Përshkrim i shkurtër i kontratës:

 

  • Çmimi total i Ofertës sonë, pa TVSH, është: ————- [Operatori Ekonomik e vendos në shifra dhe fjalë];
  • Çmimi total i Ofertës sonë, me TVSH, është: ————- [Operatori Ekonomik e vendos në shifra dhe fjalë];
Monedha: ____________

 

Në rast të mospërputhjes midis çmimit për njësi dhe totalit, këto do të rregullohen në përputhje me Udhëzimet për Operatorët Ekonomikë.

Çmimet dhe monedhat të jenë në përputhje me Udhëzimet për Operatorët Ekonomikë.

Të gjithë artikujt në Formularin e Shërbimeve dhe grafikut të ekzekutimit duhet të hidhen dhe tu vendoset çmimi i ofruar në Listën përkatëse të Çmimeve për shërbimet. Shërbimet pa çmim do të konsiderohen si shërbime të paofruara dhe do të çojnë në refuzimin e ofertës.

 

Lista e Çmimeve të shërbimeve

1 2 3 4 6  
Artikulli Përshkrimi i shërbimit Sasia çmimi për njësi Çmimi total

për sherbim (3 x 4X)

 
1.          
2.          
3.          
4          
  Çmimi total (shërbimet) _____________
Çmimi Neto pa TVSH  
TVSH (%)  
Çmimi total me TVSH:  
Emri i përfaqësuesit të ofertuesit  
Nënshkrimi  
Vula  
Datë _________________  

 

Shpërndaje në: