FTESË PËR NEGOCIATA

Drejtuar: AGJENCIVE TË SPECIALIZUARA/ORGANEVE TË MEDIAS VIZIVE

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka parashikuar të realizojë një spot publicitar me qëllim promovimin e Shqipërisë Turistike në periudhën Post Covid-19.

Mbështetur në ligjin Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, neni 7 pika 1/b dhe në VKM Nr. 1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve të reklamave për transmetimin nga operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar dhe për kontratat me kohë transmetimi nga organet e Administratës shteterore”, Agjencia Kombëtare e Turizmit ka planifikuar të zhvillojë procedurën (për negociata) me objekt “Realizimi i një Spoti Publicitar, në  kuadër të promovimit të Shqipërisë Turistike, Post Covid-19″.

OBJEKTI

Përshkrimi i punës:                                                                  

1. Prodhimi i një videoje promovuese (SPOT) në kuadër të promovimit të Shqipërisë Turistike, Post Covid-19″.

Video duhet të përmbajë në fokus të përgjithshëm Turizmin Shqiptar:

Spoti duhet të realizohet në përputhje me standarded dhe teknikat më të avancuara të filmimeve të kësaj natyre dhe duhet të jetë i përshtatshëm për formatin e transmetimit Full HD.

Video duhet të përmbajë në Skript gjithashtu dhe masat e ndërmarra në kuadër të Covid-19 ku duhet të jenë të shpjeguara qartë me anë të pamjeve filmike si dhe përshkrim si më poshtë:

Nga momenti i parë që hyni në Shqipëri ju jeni të sigurt se ne jemi duke marrë masat e nevojshme dhe nivelin më të lartë të masave paraprake për të siguruar që ju të jeni të mbrojtur nga COVID-19.

Ruajtja e distancës së sigurt është e detyrueshme, insistimi në higjienë dhe kontrolle të rregullta të temperaturës së trupit janë vetëm disa nga procedurat që kërkohen si në hapësirat publike, institucionet dhe objektet që do të vizitoni gjatë qëndrimit tuaj.

Te gjithë stafet e sistemit të mikpritjes, përfshirë hotelerinë, guidat, transporti, do të jenë të vaksinuar nga Covid-19.

Kjo është arsyeja pse ju mund të relaksoheni në të gjitha vendet e bukura të Shqipërisë në mënyrë të sigurt.

Shqipëria ju pret, gati për një udhëtim të sigurt dhe relaksues!

Fondi limit i përcaktuar:fondi limit i procedurës së prokurimit është në vlerën:  1.260.190 (një milion e dyqind e gjashtëdhjetë mijë e njëqind e nëntëdhjetë) lekë pa Tvsh.

Afati përfundimtar për paraqitjen e konfirmimeve nga media e shkruar/agjencia e specializuar është më datë 26/04/2021, ora  11:00.

Konfirmimet për vazhdimin e negociatave: Konfirmimet duhet të vijnë të gjitha të mbyllura në zarf jotransparent, në një ditë të vetme, të firmosura dhe vulosura në emrin dhe adresën e subjektit dhe me shënimin: Mos e hapni, me përjashtim të rasteve kur është i pranishëm komisioni i vlerësimit të ofertave dhe jo përpara datës 26/04/2021, ora 11:00.

Në rast të kundërt ato do të refuzohen dhe do të kthehen të pahapura.

Rrjedhimisht jeni të lutur të paraqesni pranë Autoritetit tonë kontraktor:

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor

Emri: Agjencia Kombëtare e Turizmit

Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pallati Shallvaret A/12, Tiranë

Adresa e Internetit: www.akt.gov.al

Në emër të: Komisioni për ndjekjen e procedurave për “Realizimi i një Spoti Publicitar, në  kuadër të promovimit të Shqipërisë Turistike, Post Covid-19″.

Email: alina.starova@akt.gov.al

Gjuha për hartimin e ofertave është: Shqip

Termat e referencës :

Qëllimi i kësaj fushate është: Prodhimi i një videoje promovuese (SPOT) në  kuadër të promovimit të Shqipërisë Turistike, Post Covid-19″.

Video duhet të përmbajë në fokus të përgjithshëm Turizmin Shqiptar:

Spoti duhet të realizohet në përputhje me standarded dhe teknikat më të avancuara të filmimeve të kësaj natyre dhe duhet të jetë i përshtatshëm për formatin e transmetimit Full HD.

Video duhet të përmbajë në Skript gjithashtu dhe masat e ndërmarra në kuadër të Covid-19 ku duhet të jenë të shpjeguara qartë me anë të pamjeve filmike si dhe përshkrim si më poshtë:

Nga momenti i parë që hyni në Shqipëri ju jeni të sigurt se ne jemi duke marrë masat e nevojshme dhe nivelin më të lartë të masave paraprake për të siguruar që ju të jeni të mbrojtur nga COVID-19.

Ruajtja e distancës së sigurt është e detyrueshme, insistimi në higjienë dhe kontrolle të rregullta të temperaturës së trupit janë vetëm disa nga procedurat që kërkohen si në hapësirat publike, institucionet dhe objektet që do të vizitoni gjatë qëndrimit tuaj.

Te gjithë stafet e sistemit të mikpritjes, përfshirë hotelerinë, guidat, transporti, do të jenë të vaksinuar nga Covid-19.

Kjo është arsyeja pse ju mund të relaksoheni në të gjitha vendet e bukura të Shqipërisë në mënyrë të sigurt.

Shqipëria ju pret, gati për një udhëtim të sigurt dhe relaksues!

Video promovuese:

  • – Gjatësia mesatarisht 3-5 min,
  • – Cilësia full HD,
  • – Kualiteti 4K,
  • – Titrim në Anglisht,
  • – Voice Over Profesional

Spoti duhet të realizohet në përputhje me standardet dhe teknikat më të avancuara të filmimeve me kualitet 4K dhe Full HD.

Pamjet që do të regjistrohen gjatë periudhës së xhirimeve duhet të jenë eksluzive. Xhirimet duhet të përmbajnë:

  • Sekuenca të filmuara me kamera në lartësi nëpërmjet dronit ose Helikopterit.
  • Sekuenca të filmuara në nivelin e syrit apo të tokës
  • Sekuenca të filmuara nën ujë
  • Sekuenca ku integrohen pamjet natyrore me praninë e popullsisë shqiptare

Efektet audio (SFX) dhe kolona zanore duhet të përmbushin standardin teknik sipas parametrave :48 khz dhe 24 bit depth

Efektet audio dhe efektet muzikore në përmbajtje të materialit përdundimtar duhet të jenë të trajtuar posacerisht per Spotin Tv dhe të zotërojnë të gjitha të drejtat e rezervuara të përdorimit të pakufizuar si në aspektin gjeografik ashtu edhe në aspektin kohor.

Spoti duhet të përmbajë sloganin kryesor, logon zyrtare të turizmit shqiptar dhe ëebsite zyrtar të turizmit Albania.al

Spoti duhet të ketë në përbërje të tij tekst përshkrues në gjuhën angleze.

OE duhet të krijojë dhe dorëzojë dhe variantet e spoteve të përkthyer me titra në gjuhët:

Shqip, Anglisht, Italisht, Gjermanisht, Frengjisht, Rusisht.

OE duhet të sigurojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për realizimin e Spotit TV,

Transportin, stafin, lejet e xhirimit në secilat prej pikave turistike të vendit.

Materialet e spotit TV duhet të dorëzohen në Formatin HD

Materialet e përshtatura për transmetim duhet të dorëzohen në format VIDEO HD1080, Format MP4 kopje në DVD/USB.

Për orientim/referencë shëmbujt si më poshtë:

http://www.youtube.com/watch?v=uFqVOEc3AJU

http://www.youtube.com/watch?v=yQ_1pn_JOTU

INFORMACION DHE KËRKESA SPECIFIKE NË LIDHJE ME OPERATORIN EKONOMIK

1.   KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT

Dokumentacion ligjor që duhet paraqitur si kriter kualifikues:

1.  Ofertuesi duhet të deklarojë se:

  • Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jo fitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për organizatat jo Fitimprurëse”.
  • Nuk është dënuar për asnjë nga veprat penale, të parashikuara Nenin 45/1 të LPP.
  • Personi/at në cilësinë e anëtarit të organit administrativ, drejtuesit ose mbikëqyrësit, aksionerit ose ortakut, ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda operatorit ekonomik, si më poshtë:
  • Nuk janë ose kanë qenë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prepë për asnjë nga veprat penale, të përcaktuara në nenin 45/1 të LPP.
  • Nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale.
  • Nuk është në proces falimentimi (statusi aktiv).
  • Ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi. 

Në cdo rast, autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga Operatori Ekonomik sa më sipër.

2. Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.

3. Dëshmi për furnizimet e mëparshme të ngjashme, në vlerë jo më pak se 40% të fondit limit që prokurohet. Kjo do të vërtetohet me dokumentat e mëposhtme:

  • Për kontrata me institucionet shtetërore për përvojën e mëparshme duhet të paraqiten vërtetime realizimi të lëshuara nga institucionet përkatëse me të cilat keni realizuar kontratën, ku lëshohen datat, shumat, sasitë dhe shërbimet e realizuara.
  • Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dhëshmi pranohen vetëm fatura tatimore të shitjes, të firmosura e të konfirmuara nga blerësi dhe shitësi ku të përcaktohen qartë, datat, shumat, sasitë dhe shërbimet e realizuara.

4. Vërtetim për shlyerjen e taksave vendore për vitin 2020, pranë njësisë së qeverisjes vendore ku operatori ekonomik është i regjistruar.

5.  Formularin e Ofertës Ekonomike.

6.  Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike.

7.  Deklaratë mbi konfliktin e interesit.

8.  Vërtetim banke (IBAN).

Operatori ekonomik duhet të ketë në përbërje të stafit të tij të punësuar minimalisht 10 punonjës të cilët duhet ta vërtetojë me paraqitjen e CV, listë pagesat e sigurimeve shoqërore dhe kontrata të rregullta pune:

  • – 1 designer;
  • – 1 Fotograf Kreativ;
  • – 3 Kameraman;
  • – 1 Teknik Audio;
  • – 1 Montues Video;
  • – 1 Konsulent mbi shkrimin e script;
  • Operatori ekonomik duhet të paraqesë punë të ngjashme mbi krijimin e videove të animuara, të realizuara (minimumi 2 punë)

Për punët e ngjashme OE, duhet të paraqesë kontrata shërbimi ose fatura ose letër referencë që vërtetojnë realizimin dhe/ose likujdimin e shërbimit.

  • OE duhet të provojë që ka kapacitete prodhuese për audio dhe video si dhe të disponojë Studio produksioni AUDIO/VIDEO, të cilin duhet ta demostrojë me foto.
  • OE duhet të provojë që ka kapacitete prodhuese duke demonstruar me foto në studio të gjitha pajisjet dhe aparaturat që ai disponon.
  • OE duhet të provojë që ka kapacitete prodhuese duke demonstruar me foto në studio një ambient green screen.
  • OE duhet të ketë aftësi të përdori kënde unike të regjistrimit me teknika të avancuara xhirimi si dhe editimi për të krijuar grafika të ndryshme si pjesë e videos, por edhe të rregullojë probleme që lidhen me imazhin dhe zërin (korrektime ngjyrash, filtra, efekte audio dhe vizuala etj).

Të gjitha dokumentat duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre të lëshuara jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e hapjes së tenderit. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Afati i realizimit të shërbimit do të jetë sipas kërkesave të autoritetit kontraktor duke filluar nga nënshkrimi i kontratës dhe sipas specifikimeve teknike ne Ftesën për Ofertë.

Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.

Përzgjedhja e ofertave do të bëhet sipas pikës nr. 7 dhe 12, të VKM nr.1195 datë 05.08.2008.

Kriteret e Vlerësimit

  • eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik
  • dokumentacioni ligjor i paraqitur
  • çmimi më i ulët, i ofruar nga organi i masmedias

Vlerësohet me 30 pikë eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik

Vlerësohet me 50 pikë dokumentacioni ligjor i paraqitur

Vlerësohet me 20 pikë çmimi i ofruar nga organi i masmedias/agjencia e specializuar.

Oferta ekonomike do të jetë e paraqitur në lekë, pa TVSH.

Ofertuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin e hapjes së ofertave, përfaqësuesit apo personat me autorizim.

Ofertat duhet të jenë të mbyllura në zarf, të vulosura dhe do të dorëzohen nga përfaqësuesit e shoqerive zyrtarisht pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zyra e Protokollit, para orës së përcaktuar.

Komisioni nuk do të pranojë asnjë ofertë e cila do të dorëzohet përtej afatit të përcaktuar dhe jo në përputhje me kërkesat e mësipërme.

Këtë ftesë për negociata mund ta gjeni dhe në faqen e internetit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, në adresën : www.akt.gov.al

Jemi në pritje të konfirmimit tuaj për negocim.

 

 

 

                                                                                              

 

 

Shpërndaje në: