Festa e Birrës në Korçë 14-18 Gusht

Festa e birrës në Korçë është eventi më i madh festiv në Shqipëri.
Mbi 100 000 persona vizitojnë festën e birrës në 5 netët e organizimit të saj. Kryesisht numri i madh i vizitorëve në festë i atribuohet principeve kryesore të organizimit të festës:
Hyrje falas
Program muzikor i shkëlqyer me emrat më të njohura të muzikës shqiptare dhe jo vetëm
Pjesëmarrje e një game birrash vendase dhe të huaja
Festa e birrës në Korçë u themelua në vitin 2007, si një iniciativë e Bashkisë Korçë.
Festivali është nderuar me çmimin e Turizmit nga Ministria e Kulturës në vitin 2010, për shkak të influencës që pati në rritjen e numrit të turistëve në rajon.
Festa e birrës në Korçë, jo vetëm është një segment i rëndësishëm përsa i përket tërheqjes së vizitorëve në rajon, por nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të rajonit.

Web: http://www.korcabeerfest.com

Shpërndaje në: