Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Elektronike, “UNUM Festival” mbërrin në edicionin e 4-t.
Rana e Hedhun, plazhi magjepsës i bregdetit Adriatik, një gji i bukur rreth e përqark me male, është vendi ideal që do të mikpresë më 1-6 qershor, mbi 90 artistë nga e gjitha bota, të cilët me performancat muzikore në 6 ditë e net të festivalit do t’i bëjnë jehonë Shqipërisë turistike dhe ndjeshmërisë së lartë publike për promovimin dhe ruajtjen e një mjedisi të pastër e pa mbetje.
UNUM Festival pritet të mbledhë mijëra të rinj nga Shqipëria dhe Europa për ta kthyer plazhin e Shëngjinit në Lezhë, këtë fillimqershori, në destinacionin turistik shqiptar të momentit.
Në pritje të “Purple Summer” për një javë të paharrueshme, me muzikë, not, joga në natyrë, art dhe çdo aktivitet që zgjon mendjen dhe shpirtin!