Panairi Bit Milano 2019

Panairi ndërkombëtar i turizmit BIT Milano 2019 Promovimi i turizmit, trashëgimisë dhe vlerave të tjera kombëtare kësaj here zhvendoset në Itali. Shqipëria është mysafire prej kohësh e panairit më të madh të turizmit të tregut italian të udhëtimeve, Bit Milano ku mes qindra ekspozitorëve dhe mijëra vizitorëve përfaqësohet denjësisht. Bregdeti ynë, alpet, kultura dhe kulinaria do të jenë të prekshme nga datat 10-12 shkurt. Agjencia Kombëtare e Turizmit së bashku me operatorët turistike nga Shqipëria kanë parashikuar takime të shumta me partnerët dhe mediat ndërkombëtare. Vitin e kaluar numri i turistëve italianë, që vizituan vendin tonë u rrit me 23% ndërkohë që këtë vit kjo shifër pritet të dyfishohet.
Share