Njoftim për vend të lirë pune Specialist, Sektori Juridik dhe Prokurimeve, në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, kategoria IV-II

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

 

Emri :                          Agjencia Kombëtare e Turizmit

Adresa:                        Bulevardi Gjergj Fishta, Pallatet Shallvare, A/12, Tiranë

E-mail:                         info@akt.gov.al

Faqja e internetit:         www.akt.gov.al

Agjencia Kombëtare e Turizmit në mbështetje të statusit të institucionit miratuar me VKM-në Nr.20, datë 18.01.2023 “Për një ndryshim në Vendimin nr.298, datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin  e Agjencisë  Kombëtare të Turizmit”, strukturës dhe organikës së institucionit miratuar me Urdhër të Kryeministrit nr.175, datë 09.12.2016, i ndryshuar, shpall një vend vakant për pozicionin e punës Specialist, Sektori Juridik dhe Prokurimeve, në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, kategoria IV-a.

  • Përshkrimi i përgjithësuar i punës
  1. Shqyrton, kontrollon  në  aspektin  ligjor  dhe  juridik, komunikimet e AKT-së me institucionet e tjera apo me të tretët.
  2. Të përfaqësojë   interesat   e  institucionit   të   AKT-së,  referuar autorizimit të përfaqësimit në çështje gjyqësore, në të cilat institucioni mund të jetë paditës ose i paditur.
  3. Të hartojë brenda afateve ligjore ankime, padi, kërkesë-padi, rekurse, pretendime, parashtrime referuar legjislacionit në fuqi për proceset gjyqësore për të cilat është autorizuar me shkrim apo verbali
  4. Të ndjekë dhe të raportojë pranë drejtorit për prokurimet në AKT, realizimin e prokurimeve referuar regjistrit përkatës të miratuar.
  5. Ka për detyrë të parandalojë konfliktin e interesat në grupet e punës që ngrihen me staf teknik brenda AKT-së, për të menaxhuar fondet e prokurimeve publike
  6. Kryerjen e të gjithë detyrave të tjera në fushën juridike të ngarkuara nga drejtori përkatës i AKT-së apo nga eprori i drejtpërdrejtë

Edukimi: Të ketë kryer studimet e larta në Shkenca Juridike.

Lloji i përvojës së punës: Të ketë 3 vite eksperiencë pune në profesion.

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dorëzojnë pranë AKT-së, deri në datë 10.07.2023 ora 1100, kërkesën shoqëruar me dokumentat  si më poshtë:

  1. Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuara.
  2. Fotokopje e dokumentit të identitetit.
  3. Curriculum vitae.
  4. Vërtetim i gjendjes shëndetësore.
  5. Dëshmi e gjëndjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti)
  6. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore.
  7. Fotokopje e Librezës së Punës( (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë).
  • Fusha e njohurive
  1. Njohuri mbi Ligjin nr.93/2015 “Për turizmin”, i ndryshuar.
  2. VKM-në nr.298, datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë  Kombëtare të Turizmit”, i ndryshuar.
  3. Njohuri mbi Ligjin nr.44/2015, “Kodi i procedurave të Republikës së Shqipërisë”.
  4. Njohuri mbi Ligjin nr.162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”.
  5. Njohuri mbi Ligjin nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar,
  6. Ligji nr.9125 datë 29.07.2003 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”

 

Njoftojmë të gjithë të interesuarit se në datë 17.07.2023 ora 1100 pranë institucionit të AKT-së do të zhvillohet intervista për vendin vakant Specialist, Sektori Juridik dhe i Prokurimeve, në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në AKT, do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesit në faqen zyrtare të AKT-së.

Share