NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Emri : Agjencia Kombëtare e Turizmit
Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Pallatet Shallvare, A/12, Tiranë
E-mail: info@akt.gov.al
Faqja e internetit: www.akt.gov.al
Agjencia Kombëtare e Turizmit në mbështetje të statusit të institucionit miratuar me VKM-në Nr.20, datë 18.01.2023 “Për një ndryshim në Vendimin nr.298, datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit”, strukturës dhe organikës së institucionit miratuar me Urdhër të Kryeministrit nr.175, datë 09.12.2016, i ndryshuar, shpall një vend vakant për pozicionin e punës Drejtor, Drejtoria e Projekteve dhe Zonave me Prioritet Zhvillimin e Turizmit, kategoria III-a.
- Përshkrimi i përgjithësuar i punës
- Përcakton objektivat, planifikon veprimtarinë e drejtorisë dhe siguron që veprimtaria të jetë në përputhje me legjislacionin dhe me politikat e strategjitë kombëtare në fushën e turizmit.
- Monitoron dhe zbaton politikat dhe strategjitë në fushën e turizmit si dhe realizimin e tyre nëpërmjet “Projekteve”, si dhe promovimin e investimeve në Zonat me Përparësi Zhvillimin e Turizmit, me qëllim realizimin e objektivave dhe prioriteteve në fushën e turizmit.
- Koordinon veprimtarinë e drejtorisë, udhëzon dhe trasmeton detyra dhe porosi tek specialistët në varësi të tij, për realizimin e “Projekteve”, në të gjitha fazat; përgatitjen, aplikimin, ndjekjen e ecurisë së punës gjatë zbatimit të tyre, marrëdhëniet me donatorët dhe partnerët, etj, me qëllim promovimin e vendit si destinacion turistik.
- Harton materiale informuese, jep rekomandime dhe zgjidhje efektive, për menaxhimin e çështjeve që lidhen me “Projektet me financim të huaj”, si dhe menaxhimin dhe promovimin e investimeve në Zonat me Përparësi Zhvillimin e Turizmit, në përmbushje të misionit të institucionit.
- Siguron bashkëpunimin me partnerët e projekteve, subjektet “Person i Stimuluar”, Shoqatat e tour-operatorëve, hotelierëve, restoranteve, OJF-të, fondacione dhe organizma të huaja, Institucioneve qëndrore, Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, organizmave të pavarura, drejtorive/sektorëve të tjerë pranë agjencisë, në funksion të përmirësimit të punës së Drejtorisë/Institucionit.
- Përfaqëson Drejtorinë/Agjencinë Kombëtare të Turizmit në marrëdhënie me të tretët dhe merr pjesë në aktivitete të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, grupe pune, komisione, etj., për realizimin e detyrave të pozicionit të punës, kur i ngarkohen nga eprorët.
Edukimi: Të ketë kryer studimet e larta, niveli Master Shkencor.
Lloji i përvojës së punës: Të ketë 5 vite eksperiencë pune në profesion.
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dorëzojnë pranë AKT-së, deri në datë 18.04.2023 ora 1100, kërkesën shoqëruar me dokumentat si më poshtë:
- Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuara.
- Fotokopje e dokumentit të identitetit.
- Curriculum vitae.
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore.
- Dëshmi e gjëndjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti)
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore.
- Fotokopje e Librezës së Punës( (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë).
- Fusha e njohurive
- Njohuri mbi Ligjin nr.93/2015 “Për turizmin”, i ndryshuar.
- VKM-në nr.298, datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit”, i ndryshuar.
- Njohuri mbi Ligjin nr.43/2016, “Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 65/2022, “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare kuadër të partneritetit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për rregullat specific të zbatimit të asistencës financiare të BE-së për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA III)”;
- Njohuri mbi Ligjin nr.162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”.
- Ligji nr.9125 datë 29.07.2003 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”
Njoftojmë të gjithë të interesuarit se në datë 25.04.2023 ora 1100 pranë institucionit të AKT-së do të zhvillohet intervista për vendin vakant Drejtor, Drejtoria e Projekteve dhe Zonave me Prioritet Zhvillimin e Turizmit.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në AKT, do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesit në faqen zyrtare të AKT-së.