Mangalemi vishet me ngjyrat e ikonave të Onufrit

Pikturat e famshme të mjeshtrit të ikonografisë shqiptare Onufri, të piktorit austriak Gustav Klimt, apo Erblina Karalit do të zbukurojnë fasadat e ndërtesave të lagjes tradicionale të Beratit, Mangalem me projeksione dritash të teknologjisë së lartë në kuadrin e aktivitetit festiv “Mangalem’s Shades”!(Dritëhijet e Mangalemit), që synon të ndryshojë përditshmërinë e qytetit karakteristik mbi Osum. 

Një përvojë e paharrueshme ju pret në qytetin e një mbi një dritareve. 

Nga data 24 – 26 Dhjetor shijoni koleksionet e famshme të pikturave në një promovim kulturor të veçantë të traditave dhe trashëgimisë monumentale të Beratit të UNESCO-s, në bulevardin e qytetit, Republika. 

Një festë në rrugët e Beratit, ku të gjithë janë të ftuar të përjetojnë festa të gëzuara, pse jo edhe të fantazojnë për një jetë plot ngjyra. 

Në këtë aktivitet në skenë e ngritur DJ të ndryshëm do të performojnë muzikë elektronike dhe dritëhijet e ngjyrat e Mangalemit do të shihen nga çdo cep i qytetit turistik.

Share