Agjencia Kombëtare e Turizmit, me synim për të pasuruar fondin e saj arkivor të fotografive dhe videove reels, i bën thirrje çdo operatori ekonomik të specializuar, me qëllim ofrimin prej tij të “Shërbimit administrative turistik të pasurimit të fondit arkivor të fotografisë dhe videove reels”, me titull “Wanderlust in Albania: Photos&Reels International Competition”.
Në mbështetje të Neneve 100 deri 103 të Ligjit Nr.162/2020 “Për Prokurimit Publik”, i ndryshuar, Nenit 5, Paragrafi 2 dhe Shërbimit me kod 75125000-8 të Shtojcës Nr.2 të VKM–së Nr.768, Datë 15.12.2021 “Për përcaktimin e llojeve të shërbimeve sociale dhe shërbimeve të tjera specifike, llojeve të shërbimeve të vecanta, për të cilat mund të rezervohet e drejta e pjesëmarrjes së organizatave në procedurat e prokurimit publik, si dhe rregullave të detajuara për prokurimin e tyre”, VKM-së Nr. 285, Datë 19.52021 ” Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar dhe VKM-së Nr.298, Datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit” i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Turizmit, synon lidhjen e kontratës publike me specifikimet e mëposhtme:
PËRSHKRIMI I SHËRBIMIT
Objekti: “Shërbimi Administrativ Turistik i Pasurimit të Fondit Arkivor të Fotografisë dhe Videove Reels”, me titull “Wanderlust in Albania: Photos&Reels International Competition”.
Periudha e Ofrimit të Shërbimit: 35 ditë kalendarike nga dita e lidhjes së kontratës.
Fondi Limit: 9 475 000 (nëntë milion e katërqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) Lekë, pa TVSH
Afati Perfundimtar për Paraqitjen e Ofertave: 20.10.2023, Ora 13:00.
Konfirmimet për Vazhdimin e Negociatave: Konfirmimet duhet të vijnë të gjitha të mbyllura në zarf jo transparent, në një ditë të vetme, të firmosura dhe vulosura në emrin dhe adresën e subjektit dhe me shënimin: “Mos e hapni, me përjashtim të rasteve kur është i pranishëm komisioni i vlerësimit të ofertave dhe jo përpara Datës 20.10.2023, Ora 12:00.” Në rast të kundërt ato do të refuzohen dhe do të kthehen të pahapura.
Dokumentacioni i kërkuar, duhet të paraqitet pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, me adresë si më poshtë:
Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor
Emri: Agjencia Kombëtare e Turizmit
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pallati Shallvaret 12, Tiranë
Adresa e Internetit: www.akt.gov.al
Në pjesën e jashtme të zarfit duhet të shënohet “Në emër të Komisionit për ndjekjen e procedurave me objekt “shërbimi administrativ turistik i pasurimit të fondit arkivor të fotografisë dhe videove reels” me titull “Wanderlust in Albania: Photos&Reels International Competition.“
Gjuha për Hartimin e Ofertave: Shqip
SPECIFIKIMET TEKNIKE TË SHËRBIMIT:
Organizimi i një procedure konkuruese në të cilët do të kenë mundësi të marrin pjesë të gjithë individët, shqiptar dhe të huaj, profesionist ose jo, të apasionuar pas fotografimit të Shqipërisë Turistike me të gjithë elementët që e identifikojnë atë. Fotografitë dhe videot reels, duhet të përqëndrohen në tematikat e mëposhtme:
– Peizazhe (natyrore, malore, bregdetare)
– Foto panoramike (qytetet e Shqipërisë, fshatrat turistikë etj)
– Monumente & Site arkeologjike (Monumente kulture, Kala, Amfiteatër, Muze dhe site UNESCO)
– Folklor (etnografi, valle, ritual, traditë etj)
– Artizanati & Zejtaria
– Agroturizëm & Kulinari (ushqime tradicionale, bujtina, agroturizëm)
– Eventet e aplikacionit TEA (festivale, festa lokale, koncerte, evente artistike, ekspozita etj)
– Turizmi sportiv (hiking, zhytje, alpinizëm, kajak, parashutizëm etj)
– Ekoturizmi (flora & fauna, shtigje, parqe)
– Arkitekturë (xhami, kisha, arkitekturë mesjetare dhe e re urbane)
– Foto-reportazh (foto lajm, që rrëfen ngjarje nga jeta)
Nga një juri prej 5 anëtarësh, duhet te perzgjidhen 300 fotografitë dhe 100 videot reels më të mira, të cilat do të vlerësohen me çmime speciale. Ky sherbim duhet të ofrohet në etapat e mëposhtme:
1. Zhvillimi dhe mirëmbajtja e një ndërfaqeje për proceduren konkuruese, në të cilën do të ngarkohen të gjitha fotografitë dhe videot e pjesëmarrësve. Faqja duhet të informuese dhe lehtësisht e aksesuseshme. Operatori duhet të marri përsipër edhe mirëmbajtjen e ndërfaqes. Lidhur me ndërfaqen, Operatori duhet të marri përsipër edhe sa vijon:
– Krijimi dhe dizenjimi i një ndërfaqeje me domain (Wanderlustinalbania.al)
– Dizenjimi i ndërfaqes së përdoruesit me menu kryesore.
– Faqja duhet të jetë në dy gjuhë shqip dhe anglisht.
– Krijimi i një forme aplikimi për pjesëmarrësit.
– Përcaktimi i user-ave dhe niveleve të aksesit.
– Protokolli i shpalljes së procedures konkuruese dhe zhvillimit të saj.
– Pasqyrimi i Terms and Conditions dhe Privacy Policy.
– Storage Amazon S3 cloud object storage minimalisht 1TB, serverless / ose ekuivalente.
– Krijimi i ndërfaqes me gjuhë programimi Ruby on rails në dizajn modular ose ekuivalente.
– Database të jetë postgreSQL me elastic search.
– Sigurimi i materialeve do të bëhet në një hardisc 4 TB.
– Kërkohet optimizimi periodik për motorrët e kërkimit.
– Ndërfaqja duhet të përmbajnë sloganin kryesor dhe logon zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
– Ndërfaqja duhet të jetë e lidhur përmes një linku me websitet (akt.gov.al dhe albania.al) dhe aplikacionin TEA.
– Ndërfaqja do të mirëmbahet për të patur funksionalitet maksimal.
2. Organizimi i një eventi hapës për proceduren konkuruese. Për këtë hap të procedurës Operatori Ekonomik fitues duhet të sigurojë mirëfunksionimin e eventit nga ana logjistike me ledwall dhe sistem audio. Për organizimin e eventit hapës, Operatori ekonomik duhet të marrë përsipër sa më poshtë:
-Sigurimi i një Ledwall-i
-Sigurimi i Sistemit Audio.
3.Organizimi i eventit përmbyllës në të cilin do të shpallen fituesit e procedures konkuruese. Për këtë hap të procedurës Operatori Ekonomik fitues duhet të sigurojë të gjithë elementët e nevojshëm teknikë, logjistikë dhe organizativ për të zhvilluar një event me pjesëmarrje të lartë sipas specifikimeve të mëposhtme. Për eventin mbyllës, Operatori Ekonomik, duhet të marri përsipër sa më poshtë:
– Ambjent me qera i përshtatshëm për promovimin e eventeve të përmasave të tilla me kapacitet prej 100 personash.
– Stage për performanca të vogla.
– Sigurimi i Foltores
– Sigurimi i Ledëallit.
– Sigurimi i Sistemit Audio & Lights.
– Brandimi i eventit me logon ose imazhin e konkursit të fotografisë dhe videove reels.
– Ekspozitor për ekspozimin e fotografive fituese sipas kategorive të konkursit.
– Çmime speciale për fituesit, certifikata dhe shpërblimi për 5 anëtarët e jurinë.
– Performanca artistike në kategori të ndryshme.
– Koktejl për një kapacitet prej 100 pjesëmarrësish.
4. Promovimi i shërbimit, duhet të realizohet në dy mënyra:
Së pari, promovimi përmes platformave digjitale, i cili konsiston në reklamimin në META, google dhe youtube, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.
Së dyti, promovimi përmes një spoti publicitar kryesor dhe dy versioneve të shkurtuara të tij. Spoti kryesor duhet të jetë informues rreth procedures konkuruese, kategorive të përcaktuara të fotografive dhe videove, dhënies së çmimeve speciale për fituesit, datës dhe orës së zhvillimit të eventit etj. Spoti, të përmbajë ndonjë imazh ose elementë grafikë të cilat duhet të tërheqin vëmendje për të nxitur pjesëmarrje të lartë. Dy versionet e shkurtuara të spotit kryesor do të fokusohen në tematikat e mëposhtme: I pari duhet të promovojë procedurën e votimit online, ndërsa spoti i dytë do të përqëndrohet tek eventi i ndarjes së çmimeve. Për spotin, Operatori Ekonomik, duhet të marri përsipër sa më poshtë:
– Ideimin dhe krijimin e 1 spotit kryesor dhe 2 versioneve të shkurtuara të tij.
– Regjistrim profesional zëri në format WAV;
– Shoqërimin e zërit me muzikë shoqëruese dhe efekte të tjera audio;
– Spotet duhet të jenë në formatin MPEG 2 me CBR 35 dhe H 264 me CBR 35, me rezolucione 16 * 9 (1920 x 1080 px) dhe 9 x 16 (1080 x 1920)
– Kohëzgjatja e spotit kryesor jo më pak se 30 sekonda
– Kohëzgjatja e versionit të shkurtuar për dy spotet, deri në 15 sekonda secili
– Dorëzimin e spotit kryesor dhe versionit të shkurtuar në DVD (ose USB), në format origjinal të pakonvertuar.
– Spoti duhet të përmbajë sloganin kryesor, logon zyrtare të turizmit shqiptar dhe ëebsite zyrtar të turizmit Albania.al.
Operatori ekonomik duhet të realizojë shërbimet e përcaktuara më lart në funksion të objektit: Shërbimi administrativ turistik për pasurimin e fondit arkivor te fotografisë dhe videove reels të Agjencisë Kombëtare të Turizmit me titull “WANDERLUST IN ALBANIA: Photos & Reels International Competition”.
Operatori ekonomik merr përsipër të përmbush specifikimet e mësipërme teknike me kualitet të lartë, me qëllim ruajtjen e një standarti maksimal në ofrimin e shërbimit të marrë përsipër prej tij.
- KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT
- Operatori ekonomik duhet të jetë i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit të vendit ku ushtron aktivitetin ose sipas legjislacionit tё posaçёm, nё rastin e një organizate jofitimprurëse, të ketë të përfshirë në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit, dhe ka statusin aktiv;
- Operatori ekonomik nuk duhet të jetë dënuar për asnjë nga veprat penale, të parashikuara në pikën 1, të nenit 76, të LPP-së;
- Personi/at në cilësinë e anëtarit të organit administrativ, drejtuesit ose mbikëqyrësit, aksionerit ose ortakut, ose qё ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda operatorit ekonomik, nuk ёshtё ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për asnjë nga veprat penale, të përcaktuara në pikën 1, të nenit 76, të LPP-së;
- Operatori ekonomik nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale;
- Operatori ekonomik nuk është në proces falimentimi;
- Operatori ekonomik ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e taksave dhe tatimeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas parashikimeve të pikës 2, të nenit 76, të LPP-së, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç” të Pikës 2 të Nenit 76 të Ligjit “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar.
- Operatori ekonomik ka shlyer të gjitha detyrimet e maturuara të energjisë elektrike, dhe përmbush kërkesat që rrjedhin nga legjislacioni i fushës në fuqi. Ky informacion kërkohet për operatorët ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtarinë në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- Operatori ekonomik nuk ndodhet në kushtet e konfliktit te interesit, sipas legjislacionit në fuqi;
- Operatori ekonomik ka paraqitur ofertë të pavarur, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi;
- Operatori ekonomik përmbush specifikimet teknike, sipas kërkesave të përcaktuara nga autoriteti/enti kontraktor;
- Operatori ekonomik disponon fuqinë punëtore, të nevojshme për ekzekutimin e kontratës, sipas kërkesave të autoritetit/entit kontraktor; Konkretisht, Operatori Ekonomik duhet të provojë se pjesë e stafit të tij janë profesionistët e mëposhtëm:
- Digital Creator
- Programues në fushën e informatikës;
- Specialist markertingu, me fokus median audiovizive;
- Specialist për realizimin e filmimeve, spoteve autodiovizive.
- Teknik audio dhe audioviziv;
- Organizues Eventesh;
Për këtë pikë, operatori ekonomik, duhet të dorëzojë një listë të personelit kryesor, të nevojshëm për të zbatuar objektin e prokurimit dhe/ose komponentët e saj. Lista e personelit kryesor duhet të përfshijë CV-të e tyre
- Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatori ekonomik duhet te provojë që vlera e xhiros vjetore të vitit të fundit, është të paktën sa 40% e vlerës së përllogaritur të kontratës publike. Për këtë, duhet të dorëzojë kopje të deklaratës së xhiros vjetore për vitin e fundit. Autoriteti/enti kontraktor si dëshmi për përvojën e mëparshme kërkon vërtetime të lëshuara nga një ent publik për përmbushjen me sukses të kontratës, ku të shënohen vlera, afati i përfundimit të kontratës ose/dhe fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara. Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen vetëm fatura e fiskalizuar, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.
- Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike, me të cilën merr përsipër se ka kapacitetet e nevojshme për të konceptuar, realizuar dhe siguruar transmetimin e spoteve.
- Formularin e Ofertës Ekonomike sipas Shtojcës 1.
Në çdo rast, autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga Operatori Ekonomik sa më sipër.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre të lëshuara jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e hapjes së tenderit. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.
Afati i realizimit të shërbimit do të jetë sipas kërkesave të autoritetit kontraktor duke filluar nga nënshkrimi i kontratës dhe sipas specifikimeve teknike ne Ftesën për Ofertë.
Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.
Konfirmimet duhet të vijnë të gjitha të mbyllura në zarf jo transparent, në një ditë të vetme, të firmosura dhe vulosura në emrin dhe adresën e subjektit dhe me shënimin: “Mos e hapni, me përjashtim të rasteve kur është i pranishëm komisioni i vlerësimit të ofertave dhe jo përpara Datës 20.10.2023, Ora 12:00.” Në rast të kundërt ato do të refuzohen dhe do të kthehen të pahapura.
Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.
Dokumentacioni i kërkuar, duhet të paraqitet pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, me adresë si më poshtë:
Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor
Emri: Agjencia Kombëtare e Turizmit
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pallati Shallvaret 12, Tiranë
Adresa e Internetit: www.akt.gov.al
Në pjesën e jashtme të zarfit duhet të shënohet “Në emër të Komisionit për ndjekjen e procedurave me objekt “shërbimi administrativ turistik i pasurimit të fondit arkivor të fotografisë dhe videove reels” me titull “Wanderlust in Albania: Photos&Reels International Competition.“
Përzgjedhja e ofertave do të bëhet sipas parashikimeve të Ligjit “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar.
Ofertuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin e hapjes së ofertave, përfaqësuesit apo personat me autorizim. Hapja e Ofertave do të bëhet më Datë 20.10.2023, Ora 12:00.
Oferta ekonomike do të jetë e paraqitur në lekë, pa TVSH.
Ofertat duhet të jenë të mbyllura në zarf, të vulosura dhe do të dorëzohen nga përfaqësuesit e shoqërive zyrtarisht pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zyra e Protokollit, para orës së përcaktuar.
Komisioni nuk do të pranojë asnjë ofertë e cila do të dorëzohet përtej afatit të përcaktuar (Data 20.10.2023, Ora 12:00) dhe jo në përputhje me kërkesat e mësipërme.
KRITERET E VLERËSIMIT
- Dokumentacioni ligjor i paraqitur
- Eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik
- Cmimi më i ulët, i ofruar nga organi i masmedias
Vlerësohet me 20 pikë dokumentacioni ligjor i paraqitur.
Vlerësohet me 40 pikë eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik.
Vlerësohet me 40 pikë çmimi i ofruar nga Operatori Ekonomik.
Kriteret e vlerësimit për shpalljen e kontratës fituese janë vendosur në raport çmim-cilësi dhe janë të lidhura ngushtë me objektin e kontratës, për shërbimet që do të ofrohen në zbatim të asaj kontrate në çdo drejtim, duke përcaktuar shkallën e rëndësisë relative që i jep çdo kriteri të zgjedhur për të përcaktuar ofertën ekonomikisht më të favorshme.
Vendosja e këtyre kritereve garanton mundësinë e konkurrencës efektive dhe shoqëron specifikime, të cilat lejojnë që informacionet e dhëna nga ofertuesit të verifikohen për të vlerësuar nëse ofertat përmbushin kriteret për shpalljen e kontratës fituese.
FONDI LIMIT
Fondi Limit për këtë shërbim është në vlerën e 9 475 0000 (nëntë milion e katërqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) Lekë, pa TVSH.
Jemi në pritje të konfirmimit tuaj për negocim.
Shtojca 1.
FORMULARI I OFERTËS |
Data:
Për: [Operatori Ekonomik shënon emrin e Autoritetit/Entit Kontraktor] Emri i ofertuesit dhe NIPT-i: [Operatori Ekonomik shënon emrin e ofertuesit dhe NIPT-in] |
Përshkrim i shkurtër i kontratës:
- Çmimi total i Ofertës sonë, pa TVSH, është: ————- [Operatori Ekonomik e vendos në shifra dhe fjalë];
- Çmimi total i Ofertës sonë, me TVSH, është: ————- [Operatori Ekonomik e vendos në shifra dhe fjalë];
Monedha: ____________
Në rast të mospërputhjes midis çmimit për njësi dhe totalit, këto do të rregullohen në përputhje me Udhëzimet për Operatorët Ekonomikë. Çmimet dhe monedhat të jenë në përputhje me Udhëzimet për Operatorët Ekonomikë. Të gjithë artikujt në Formularin e Shërbimeve dhe grafikut të ekzekutimit duhet të hidhen dhe tu vendoset çmimi i ofruar në Listën përkatëse të Çmimeve për shërbimet. Shërbimet pa çmim do të konsiderohen si shërbime të paofruara dhe do të çojnë në refuzimin e ofertës. |
Lista e Çmimeve të shërbimeve
1 | 2 | 3 | 4 | 6 | ||
Artikulli | Përshkrimi i shërbimit | Sasia | çmimi për njësi | Çmimi total
për sherbim (3 x 4X) |
||
1. | ||||||
2. | ||||||
3. | ||||||
4 | ||||||
Çmimi total (shërbimet) | _____________ | |||||
Çmimi Neto pa TVSH | ||||||
TVSH (%) | ||||||
Çmimi total me TVSH: | ||||||
Emri i përfaqësuesit të ofertuesit | ||||||
Nënshkrimi | ||||||
Vula | ||||||
Datë _________________ |