Dajti n'Fest 2019

Mount Dajti

Të shtunën, më 9 shkurt ju ftojmë të merrni pjesë në një nga aktivitetet më të bukura dimërore të organizuara nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, ku sëbashku me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe EDS Foundation nxjerrim nga sënduku i kullave malsore doket dhe zakonet, kostumet, rrëfenjat, zejet, veshjet tradicionale të qëndisura me mjeshtëri nga duarartët e zonave të ndryshme e festojmë me mënyra jetese që i binden natyrës, i përulen lartësive, festojmë malin!
Prej mëngjesit e deri në perëndim ngrohim atmosferën me muzikë, Dj e valle tipike; mësojmë të gatuajmë sëbashku me artizanët; shijojmë tradicionalen e shohim nga afër zahiretë e mrekullueshme të malit e dimrit.
Shëtisim e sodisim:
- Logun e këngës (këngë, valle, muzikë etj).
- Logun e gatimeve tradicionale (kaçamak, mishi i rregjun, rakia e mjaltit).
- Logun me Erna & Erza (bimë medicinale, vajra, çajra, aroma).
Atmosfera ndizet me sporte, energji e aventurë si: Golf në fushën e Golfit, Gara me biçikleta mountinbike për profesionistë e amatorë, fluturime nga pista Paragliding, Rockclimbing dhe Hiking në shtigjet e virgjëra të Dajtit ku profesionistë do të shoqërojnë të apasionuarit e ecjes në natyrë me anë të aplikacionit TIO.
Dajti N’Fest po vjen! Mungon vetëm Ti!